Mikrobiologu Lul Raka ka treguar se cilat kanë qenë propozimet që janë dhënë për rihapjen e shkollave, në Bordin Këshilldhënës për luftën kundër COVID-19.
“Lidhur me hapjen e shkollave është diskutuar dhe është dhënë sugjerimi nga bordi që shkollat të hapen me sistemin e kombinuar, i cili nënkupton që fëmijët parashkollorë deri në klasën e 5-të fillore të shkojnë në shkollë”, ka thënë Raka në Klan Kosova.
Raka tha se ka shumë argumente dhe arsye për rihapjen e shkollave në shtator.
“Argumente dhe arsye ka plot për rihapjen e shkollave. Shkollat profesionale të kthehen dhe të mbajnë mësimin. Propozim shtesë ka qenë që absolventët e mjekësisë, të shikohet mundësia e ndihmës së tyre gjatë kohës së pandemisë”, ka deklaruar Raka