Dimri po vjen dhe tradicionalisht është koha e festave, por edhe e sezonit të gripit. Kjo ka rritur frikën se rastet me coronavirus do të shtohen kur stinët të ndryshojnë.
Gjatë dimrit, njerëzit mblidhen në ambiente të mbyllura e të ngrohta pasi të ndryshojë moti, gjithashtu mbajnë dritaret mbyllur kështu që ka pak ventilim. E gjithë kjo mund të ndihmojë në përhapjen e coronavirusit. Madje, edhe kur të bie borë, që aludohet se ndikon në pastrimin e ajrit, kjo nuk do të na ndihmojë që të kemi më pak të infektuar nga COVID-19.
Këtë gjë e konfirmon për Periskopin epidemiologu, Lul Raka.
Raka në një prononcim për Periskopin e pohon se rënia e borës nuk do të ndikojë që të ketë më pak të infektuar nga coronavirusi.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus muaj më parë ka parashikuar se dimri mund të jetë i vështirë se “Disa muaj do të jenë të vështirë kur të vijë dimri”.
“Ndërsa hemisfera veriore hyn në dimër, ne shohim që rastet po rriten me shpejtësi, veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Ne e dimë se disa muaj do të jenë të vështira kur të vijë dimri”, bëri të ditur Ghebreyesus gjatë një videokonference për media.
Në njoftimin e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 645 raste të reja me COVID-1ë dhe humbën jetën 12 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Kosovë deri më sot ka arritur në 34.940, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 21.396 kurse 926 persona vdiqën nga ky virus