Radomir Leban, gjyqtari i Kushtetueses i cili ndiqet nga Interpoli për krime të organizuara

Radomir Leban

Në muajin gusht të vitit 2018, presidenti Thaçi e dekretoi Radomir Lebanin, si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, por i njëjti është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë, shkruan “Bota sot”.

Radomir Leban votoi dje pro dekretit të presidentit Thaçi, gjë që i hap rrugë formimit të qeverisë Hoti.

Ai kërkohet nga shteti serb për të vuajtur dënimin me 6 vjet burgim.

Ka disa vite që ai kërkohet nga Serbia. Është dënuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën.

Radomir Leban, ishte arrestuar nga autoritetet serbe në vitin 2006.

Ai ishte dënuar në vitin 2011 nga Gjykata Speciale për Krim të Organizuar në Beograd, me 6 vjet burgim si pjesë e “Mafisë doganore”, pasi ishte konfirmuar se kishin kontrabanduar mallra.

Gjykatësi i dekretuar nga Thaçi, është një prej gjithsej 21 personave të këtij grupi.

Dekretimi i Loban si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Thaçi në vitin 2008.

FOTO GALERI

“Mafia doganore”, pjesë e së cilës ishte Leban, gjatë kryerjes së kontrabandës me kamionë, kishin përdorur arsyetimin e kontrollit “të jashtëzakonshëm” dhe meqë ligji lejonte një gjë të tillë, mallrat futeshin me dokumentacion si “mallra në transit” dhe i dërgonin nëpër depo.

Në këto depo i hiqnin të gjitha vulat dhe i shpërndanin mallrat nëpër Serbi.

Autoritetet e Kosovës aso kohe janë arsyetuar se urdhërarresti i Serbisë nuk zbatohet për shkak se Leban është shtetas i Kosovës dhe se urdhërarrestet e Serbisë injorohen gjithmonë për shkak të mungesës së bashkëpunimit