Komuna e Klinës, në bashkëpunim me “Balkan Green Fundation” dhe Bashkinë e Hasit në Shqipëri, kanë arritur të bëjnë investimet e para inteligjente, me vendosjen e kilovatorëve të parë të fituar nga energjia solare me panele solare.
Panelet solare të vendosura në ndërtesën e komunës së Klinës, kanë për qëllim uljen e shpenzimit të energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe stimulimin e ekonomisë së gjelbër.
Investimi në panele solare është bërë edhe në shkollat “Ismet Rraci”, “Isa Boletini”, “Fehmi Agani”, “Luigj Gurakuqi”, çerdhen e fëmijëve, QKM, QPS dhe është realizuar në kuadër të projektit “KAPËRCIM I GJELBËR – drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.