Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një vjedhje në Malishevë.
Sipas njoftimit, në shtëpinë e viktimës ka hyrë ose kanë hyrë persona të panjohur dhe i kanë vjedhur para të gatshme, mbi 5 mijë euro.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:25.
“Viktima ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes”, është thënë në njoftim.
Tutje është treguar se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti vazhdon të hetohet.
KALLXO.com ka kërkuar më shumë detaje për këtë rast.
Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës ka thënë për KALLXO.com se dyshohet se nga shtëpia janë vjedhur mbi 5 mijë euro.
“Shuma e mjeteve monetare qe dyshohet se është vjedhur është mbi 5000 euro”, ka thënë ai.