Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është shpallur sot fajtor për kanosjen ndaj avokatit Gazmend Halilaj.
Gjykata i ka shqiptuar Lushtakut gjobën 2 mijë euro, të cilin mund ta paguajë me dy këste mujore në afat kohor prej 2 muajsh.
Mirëpo, për këtë gjobë ka shprehur dëshirë një vullnetar që t’ia paguajë. Bëhet fjalë për Taulant Thaçin, i cili në një koment në Facebook ka thurur lavde për Lushtakun,
“Gjeneral, me kënaqësi këtë gjobë ta kisha pagu unë, se falë teje dhe shokëve tu ne jetojmë të lirë!. Të jam mirënjohës! Të rujtë Zoti!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, nëse nuk paguhet dënimin me gjobë, dënimi do t’i zëvendësohet me dënim me burg duke ju llogaritur 20 euro për çdo ditë burg. /