Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë publike rastin e dorëzimit të një kulete në Stacioni Policor në Pejë nga njё qytetar nga Peja. Ata thonë se në portofol kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera,
Me datё 12.12.2020 rreth orёs 13:50, njё qytetar (cigareshitёs) ka gjetur njё kuletё nё rrugёn “Eliot Engel“, tё cilёn e ka sjellur nё Stacionin Policor Pejё.
Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njёjta ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letёrnjoftimin dhe dokumentet tjera.
“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës“, thuhet në komunikatën e tyre dërguar mediave.