Policia ka arrestuar një person në Klinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.
Deri te arrestimi ka ardhur pasi vëllai i të dyshuarit e ka njoftuar policinë, se ia kishte çmontuar dhe dëmtuar dyert e shtëpisë që e kishin të përbashkët.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.