Një qytetar ka dërguar një fotografi në adresë të Klina.info ku shihet se si e ka mbushur bagazhin e makinës së tij me bidona me ujë.
“Qe 12 vite ngarkoj bidona me ujë për pije nga Istogu për në Klinë.
Sot ishin 7 makina radhazi që pritnin për të marrë ujë.
Nuk e di deri kur do të vazhdojë kjo gjendje”, ka thënë qytetari për Klina.info
Pa ujë të pijes janë që nga pas lufta qytetarët e Klinës.