Ajet Bajraktari nga fshati Jashanicë e Klinës, ka treguar për Klina.info si ka arritur të shpëtojë dhe sot është gjallë falë doktorëve kosovarë.
Ai ka rrëfyer se në vitin 2019 ka pësuar një sulm, derisa ka marrë ndihmë në Gjakovë nga kardiologët të cilët i kanë vendosur edhe stenta në zemër.
“Falënderoj doktor Lulzim Brovinën, por edhe doktorët Milazim Veselin dhe Jetmir Sejdiun, që më sollën sërish në jetë”, ka thënë ai.
Bajraktari madje ka rrëfyer se dy vite më pas, në vitin 2021 sërish ka pësuar sulm, ku ka qëndruar 10 ditë në QKUK në Prishtinë.
“5 ditë kam qenë në gjendje kome, por falë stafit të kardiologjisë dhe doktorëve, Banush Gashi dhe Valdrin Raci, operimi është kryer me sukses”, ka thënë tutje ai për Klina.info.
Gjendja e Ajet Bajraktarit tani është stabile, derisa ai e ka të vendosur aparatin ndihmës, që ia mundëson të vazhdojë jeën.