Dje një qytetar në Pejë, Petrit Brahimaj, ka dorëzuar në stacion policor një kuletë me para dhe dokumente personale, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.
Policia e falënderon qytetarin Petrit Brahimaj për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Njoftimi i plotë:
Më 15.01.2025, në stacionin policor në Pejë, ka ardhur qytetari Petrit Brahimaj i cili ka sjell një kuletё të cilёn e kishte gjetur dhe nё tё cilёn kishte tё holla dhe dokumente personale.
Policia ka marrё masat e nevojshme, duke kontaktuar me personin tё cilin i kishte humbur kuleta dhe dokumentet, qytetari ёshtё ftuar nё stacionin policor nё Pejё dhe tё njëjtit nga zyrtarët policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me dokumentet personale.
Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Petrit Brahimaj për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.