“Nga dita e djeshme, disa kamiona ( një prej tyre pa tabela të regjistrimit), po bartin mbeturina nga ndonjë kompani dhe po i shkarkojnë buzë Lumbardhit të Pejës ( Bishtricës), krejt afër vendbanimit të Dugajevës”, kështu nis postimi i një qytetari në FB.
I njëjti thotë se nuk bëhët fjalë për një zbarkim individual – ilegal, por mënyrë e organizuar e bartjës, në përmasa të mëdha ( tonelata).
“Qytetarët janë shumë të shqetësuar më këtë rast edhe për shkak përmbajtjës se atyre mbeturinave, të cilat mund të infektojnë lumin ( ujin), ajrin dhe tokën. Mënyra e depozitimit së këtyre mbetjeve duke anashkaluar qytetarët dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre është shqetësim me vete.
Sot janë njoftuar edhe organët Komunale dhe policia. Janë duke u njoftuar edhe mediat, në mënyrë që opinjoni të senzibilizohet për këtë rrezik që po i kanoset popullatës së kësaj treve.
Të shpresojmë që do të ndërmirrën masa dhe të ndërpritet grumbullimi dhe depozitimi i këtyre mbeturinave. Në të kundërten, do të këtë veprime qyterare për të penguar këtë veprim të dëmshem në afërsi të lumit dhe vendbanimit”, shkruan qytetari.