Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 22.11.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Naser ( Zenun) Osmanaj, i cili kërkohej për veprën penale “Mashtrim” dhe i njëjti ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej 3 vite e 7 muaj.
Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të dënuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e tij dhe sot me datë 23.11.2019 rreth orës 00:30 është bërë lokalizimi i tij, i njëjti ndodhej në QKUK-Prishtinë, në repartin e onkologjisë.
Policia menjëherë e ka arrestuar të kërkuarin e lartcekur, dhe pas arrestimit gjatë bastisjes tek i njëjti është gjetur arma e tipit CZ 83 ‘Browing’ dhe dy (2) thika,
Arma dhe thikat janë konfiskuar dhe për këtë vepër penale është hapur rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim të paautorizuar të armës”
Personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend me të sigurtë.
Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit