Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të hyjnë në Mal të Zi, pa paraqitur testin negativ në koronavirus. Ky vendim hyn në fuqi mesnatën e 21 qershorit.
Qeveria e Malit të Zi publikoi të premten kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend.
“Mali i Zi prezanton metodologjinë e re për rihapjen e mëtejme të kufijve dhe vazhdon të mbajë në fuqi politikat e saj për të siguruar mbrojtje të shkallës së lartë nga Covid-19, si për qytetarët, po ashtu edhe për turistët. Këto masa hyjnë në fuqi të dielën në mesnatë, më 21 qershor”, thuhet në një postim në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi.
Qeveria e Malit të Zi, përmes një harte ka ndarë në tri grupe kufizimet e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim, qytetarët që duhet të posedojnë test negativ në koronavirus dhe shtetet, qytetarët e së cilave e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi.
Sipas kësaj harte, përveç shtetasve të Kosovës dhe Shqipërisë, që duhet të paraqesin një test negativ për koronavirus para autoriteteve, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës, Turqis, Izraelit, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina.
Nga shtetet e rajonit, shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi.