Sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Kryetari aktual i Klinës dhe kandidati edhe për një mandate të dytë nga radhët e AAK-së, Zenun Elezaj përmes një postimi në rrjetin social FB ka bërë të ditur se se çdo ditë nga ora 20:00 deri në 20:30 do të jetë i gatshëm t’u përgjigjet qytetarëve në pyetjet e tyre në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë, bashkëvendës të Klinës,
Me qëllim që të marr nga ju sugjerimet e nevojshme për realizimin e projekteve në mandatin e ardhshëm, e për ta vazhduar komunikimin e mirë që kemi, nga sot, çdo ditë, nga ora 20:00 deri në orën 20:30, do të kemi mundësi të bashkëbisedimit në Facebook, ku do t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja për çështje të ndryshme.
Këtë komunikim do ta bëjmë me qëllim që të shmangim fushatën konvencionale, duke pasur parasysh ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në këtë kohë pandemie.