Pjesëtari i Policisë, Artur Mrasori, mbrëmë është sjellë në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai gjatë një aksioni policor në Zhur të Prizrenit ka marrë plagë të mëdha.
IndeksOnline ka kontaktuar Shefin e Repartit Intenziv , Shaqir Ukën, i cili ka thënë se Mrasori mbrëmë iu është nënshtruar një operacioni kirurgjik të syve.
32 vjeçari, sipas Ukës, ka humbur njëri sy, ndërsa tjetrin e ka me lëndime të shumëta.
“32 vjeçar, pas lëndimeve të marra nga shpërthimi eksploziv, pacienti është sjellë në Qendrën Emergjente, i janë bërë të gjitha ekzaminimet urgjente dhe pas tyre është dasht t’i nënshtrohet një intervinimi kirurgjik nga ana e mjekëve të kirurgjisë së syrit dhe të qafës, për shkak që ka marrë nga plaga eksplozive në regjionin e fytyrës, qafës, krahut të majtë dhe këmbës së majtë. Pas intervenimit kirurgjik pacienti pacienti po vazhdon ende të trajtohet.
Për momentin mundem të konfirmoj se njëri sy është i humbur kurse syri tjetër është shumë i lënduar”, ka thënë për IndeksOnline, Shef i Repartit Intenziv