Qendra Klinike Universitare e Kosovës , është pajisur edhe me 38 mijë maska shtesë dhe mbi 15 mijë rroba mbrojtëse.
Kjo ka ardhur si donacion nga UNOPS-i (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve).
Lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Donacioni i sotëm për QKUK-në nga UNOPS-i (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve), përmban 38.000 maska dhe 15.500 rroba mbrojtëse. Donacioni është blerje përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen- trajtimin e COVIDIT-19 në Kosovë”, financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë. Shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja në vendin tonë, në vazhdimësi po e ndihmojnë vendin tonë për menaxhimin e pandemisë. Jemi falënderues për secilën ndihmë dhe përkrahje! Qytetarët me disiplinë, por edhe me institucionet për zbatimin e masave dhe mbikëqyrjes, do të arrijmë sukses, andaj ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në republikën tonë. Bashkë ia dalim!