QKUK ka dalë me një deklaratë pas vrasjes së gruas shtatzënë para Gjinekologjisë në Prishtinë
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.
Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes.
Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”, thuhet në njoftim.
Indeksonline