QKMF “NËNË TEREZA” PAJISET ME ULTRAZË MODERNE PËR SHËRBIMIN E GJINEKOLOGJISË

Në kuadër të investimeve komunale për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sigurimin e pajisjeve moderne, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “NËNË TEREZA” në Klinë është pajisur me ultrazë moderne.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Hekuran Sejdiu, ka deklaruar se QKMF-ja është pajisur me ultrazë të avancuar Chison, QBIT5 me dy sonda për diagnostifikim dhe së shpejti pritet furnizimi edhe me pajisje të tjera me të vetmin qëllim që pacientët të kenë shërbime sa më cilësore në QKMF.