Nën organizimin e QKMF-së dhe Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë sot është mbajtur manifestim me rastin e Ditës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Agron Bacaj, drejtori i QKMF-së, prof. ass. dr. Gazmend Bojaj, komandanti i stacionit policor në Klinë, kolonel Ragip Bytyqi, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Klinës dhe Famullia katolike e Klinës, si dhe stafi i QKMF-së në Klinë dhe qytetarë.
Drejtori i QKMF-së, prof. ass. dr. Gazmend Bojaj, i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre në këtë organizim.
Nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, i uroi të pranishmit për shënimin e kësaj dite të rëndësishme për QKMF-në, edhe për ta kujtuar veprën unike të Nënë Terezës, me të cilën ndihet krenar çdo shqiptar.
Ajo, po ashtu, para të pranishmëve premtoi se investimet komunale do të vazhdojnë për përmirësimin e kushteve në QKMF dhe në të gjitha qendrat e kujdesit shëndetësor në Klinë.