QKMF “Nënë Tereza”, në Klinë ka vazhduar me vaksinimin e nxenëseve të Klasave te VI në disa shkolla fillore në Grabanicë,Kpuz,Poterq dhe Drenovc, dhe me vaksina tjera të obliguara.
“Aplikimi i vaksines HPV e parandalon shfaqjen e kancerit te qafës se mitrës në 99 % të rasteve, prandaj edhe për asnje cast nuk mungoi vaksinimi i nxenësve ne keto shkolla ku u vaksinuan pothuajse 100% të nxenësve Vajza.
Falënderojmë Menaxhmentin e shkollës e në veqanti ekipet e vaksinimit qe po kryejnë punë të mrekullueshme,poashtu edhe Dr.Fjolla Ahmetxhekaj
për kontributin e saj.”, shkruan QKMF në statusin njoftues.