Qëndra Klinike e Mjekësisë Familjare në Klinë ka zhvilluar edhe një tjetër ndeshje miqësore me bashkinë e Krumës në Shqipëri, shkruan Gazeta inFokus.
Kësaj radhe mjekët klinas ishin mysafir te bashkia e Krumës.
Takimin e fituan hasjanët me rezultat 8-5.
Një tjetër ndeshje miqësore mes këtyre dy instutucioneve do të zhvillohet me 28 nëntor në Klinë.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën inFokus drejtori i QKMF-së në Klinë, dr. Haxhi Ibishi.
Kjo ndeshje do të luhet për nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë.