Qka nënkupton gjendja emergjente ?!

Qka nënkupton gjendja emergjente ?!

Qeveria e Kosovës ka vendosur të shpallë gjendjen e emergjencës së shëndetit publik pas rekomandimit të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Qeveria është mbështetur në Ligjin nr. 02/L-109 i cili ka të bëjë me parandalimin e sëmundjeve ngjitëse për të ardhur deri tek ky vendim.

Më saktësisht, neni 41 me tre pika kryesore, shpjegon në detaje se cfare ndodhë pas marrjes së këtij vendimi nga qeveria.

Në gjendje emergjente, shtetit i lejohet të përdorë cdo mjet të mundshëm në luftim të virusit sipas dispozitave dhe

Pika e dytë e nenit 41 thotë se se për ta parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajës, variola vera, etheve hemorragjike virale, etheve të verdha, SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të jashtëzakonshme për mbrojtje nga këto sëmundje, si vijon:

a) Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjërës nga këto

sëmundje;

b) Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara;

c) Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit të llojeve të veçanta të mallrave dhe të produkteve;

d) Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera dhe e

qytetarëve në luftimin e sëmundjes dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes dhe të

mjeteve të transportit me qëllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëse;

Këtu saktësohet sipaspikës a) që do të ndalohet udhëtimi në vendet ku është përhapur epidemia. Në tre qytete vetëm është vendosur karantina, ndërsa pritet të vihet edhe në Llap. Po ashtu sipas piakve tjera pritet të ndalohet qarkullimi në ato pika dhe do të angazhohet në luftimin e kësaj sëmundje.

Për të gjithë të angazhuarit, sipas pikës 3 në po të njëjtin nen, do të ketë kompensim adekuat.