Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar të premtën dy armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur në aheng familjar në Gllarevë të Klinës.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa janë sekuestruar një armë AK-47, një revole me gaz dhe 14 fishekë kalibrash të ndryshëm
Fsh. Gllarevë, Klinë 23.08.2024 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari janë sekuestruar: një armë AK-47, një revole me gaz dhe 14 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.