Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë nga Haga.
Shumë qytetarë kanë dalur në pikën kufitare në Morinë për ta pritur kthimin e presidentit Thaçi i cili për katër ditë me radhë u intervistua nga prokurorët e Gjyjatës Speciale në Hagë, lidhur me pretendimet për krime lufte, shkruan “Bota Sot”.
Për këtë Thaçi ka shkruar një postim në rrjete sociale, ku i ka falenderuar të gjithë, dhe ka thënë se është kohë e vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë.
Postimi i Plotë:
Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju! HTH