Qindra pjesëtar të sigurimit shtetëror serb morën pjesë në rrethimin e familjes Gubetini nga Vushtrria, reagojnë nga kjo familje

Fatmir Sheholli që udhëheqë me Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike ka publikuar emisionin e parë dedikuar publikimit të dosjeve për masat e dhunshme gjatë viteve 90-të. Pjesë e tregimit këtë herë ka qenë familja e veprimtarit të shquar nga Vushtrria, Nuredin Gubetini.

Pas transmetimit të këtij emisioni në emër të familjes ka reaguar, Shqiptar Gubetini, i cili ka thënë se ka pritur deklarimin e emrave të bashkëpunëtorve shqiptar dhe heqjen e maskës së atyre që ishin bashkë me okupatorin serb dhe kundër familjes së tij dhe lirisë kombëtare.
“Pyes si është e mundur që edhe sot, prokuroria e shtetit të mos veproj, duke i demaskuar me emër e mbiemer gjithësecilin, fundja ne jemi dëshmitar se nga persona të tillë sot, po mbahen në Hagë me akuza të sajuara edhe personat emblematik të UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera Gubetini.

Kujtojmë se ish presidenti Hashim Thaçi, ka ndarë dekorata për familjen Gubetini që kishte kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Në mesin e familjeve të dekoruara ishte edhe ajo e Nuredin Gubetinit nga Vushtrria, i cili kishte pranuar dekoratën me “Urdhërin e Lirisë”.

Postimi i plotë:

Reagim në emër të familjes Gubetini
Sonte, me vëmendje, shpirtë të thyer dhe të lënduar përcolla emisionin DETEKTORI në platformën kosova.info nga Fatmir Sheholli i cili kishte paralajmëruar se do të bëhej
“Hapja e dosjes së parë të sigurimit sekret të Jugosllavisë dhe Serbisë e vitit 1990?
Kush ishte familja e parë shqiptare në
Kosovë që e sulmoi pamëshirshëm
sigurimi sekret i asaj kohe?
Kush ishin urdhër-dhënsit dhe
ekzektuorët ndaj kësaj familje?
Kush foli para kongresit amerikan për familjen e parë shiptare të sulmuar nga shërbimi sekret serbë?
Si e kishte nofkën bashkëpuntori i
sigurimit sekret serbë që e spiunojë këtë
familje?
Unë prisja deklarimin e emrave të bashkëpuntorve shqiptar dhe heqjen e maskës së atyre që ishin bashkë me okupatorin serbë dhe kundër familjes sime e lirisë sonë kombëtare.
Quditërisht përveq nofkave personazhi në këtë paraqitje nuk bëri të ditur emrat e bashkëpuntorve e spiunëve. U trishtova pse pas 24 viteve liri ende mbahen të fshehur emrat e atyre që na vranë, na dogjën, na shkatërruan?
Sigurova kontaktin dhe komunikova me autorin e emisionit Detektori Fatmir Shehollin, dhe ai më tha që do ti zbulon edhe emrat e spiunave shqiptar mirëpo, sipas Fatmirit ai kur ti zbulon emrat e spiunave shqiptar do ti bënë në kordinim me sistemin e drejtësisë në Kosovë, sepse nevojitet çdo gjë të jetë në pajtim me ligjet në fuqi në Republiken e Kosovës.
Pyes si është e mundur që edhe sot, prokuroria e shtetit të mos veproj, duke i demaskuar me emër e mbiemer gjithësecilin, fundja ne jemi dëshmitar se nga persona të tillë sot, po mbahen në Hagë me akuza të sajuara edhe personat emblematik të UÇK-së.