Të pikëlluar dhe të zemëruar, qindra mijëra izraelitë dolën në rrugë sonte, duke kërkuar që kryeministri Benjamin Netanyahu të negociojë një armëpushim me Hamasin për të kthyer robërit e mbetur në shtëpitë e tyre.
Kjo protestë erdhi pasI trupat e gjashtë pengjeve izraelitë u gjetën të vrarë në Gaza.
Ndryshe, sindikata më e madhe e punëtorëve në Izrael, Histadrut, thirri një grevë të përgjithshme për të hënën për të ushtruar presion mbi qeverinë – e para që nga 7 tetori, raporton Beta e AP,
Greva pritet të ndalojë punën në sektorët kryesorë të ekonomisë, duke përfshirë bankat, kujdesin shëndetësor dhe aeroportin kryesor të vendit.