Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim për datës 1 janar 2023 deri më datë 31 dhjetor 2023.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se të njëjtit gjatë shkollimit specialistik kontribuojnë në shëndetësinë e Kosovës.
“Kemi pasur kërkesa të specializantëve nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria për tu përfshirë në skemën e subvcenionimit ngjashëm sikur është vepruar edhe me specializantët e Komunës së Preshevës”.
Po ashtu, ka miratuar edhe kërkesën e dytë të MSH-së për pagesën e specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut.
“Ministria e Shëndetësisë përmes politikave shëndetësore si dhe përmes zbatimit të legjislacionit në fuqi, parasheh shkollimin specialistik me qëllim aftësimin në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor,Specializantët që i nënshtrohet këtij shkollimi profesional dallojnë për sa i përket kategorive të financimit me buxhet të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me buxhet të komunave e institucioneve private apo me vetëfinancim. Numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.