Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 96-të ka miratuar Projektligjin për Siguri Kibernetike.
Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se ky projektligj i hapë rrugë themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike.
“Përmes këtij projektligji themelohet agjencia për siguri kibernetike. Kjo agjenci do te kontribuoj në rritjen e kapaciteteve më fushën e sigurisë kibernetike”, tha Kurti.