Qeveria e Kosovës nuk e përkrah miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Kjo pasi që siç ka thënë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj në situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi shkaku i pandemisë, ndërsa ka përmendur edhe mangësitë e projektligjit.
Selmanajt, tha se në këto ndryshime nuk është paraparë koha prej kur njihet ky status e as nuk është identifikuar se nga ku mund të alokohen mjetet e nevojshme.
Ndryshe dy nga anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar kundër mendimit të Qeverisë për mosmiratimin e këtij projektligji.