Qeveria pritet ta miratojë sot vendimin për ndarjen e shtesave për fëmijë dhe për pensionistë

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës në orën 10:00.

Në rend dite do të bëhet shqyrtimi i propozimvendimit për ndarjen e shtesave të njëhershme në vlerë prej 100 eurosh për fëmijët 0-16 vjeç dhe për pensionistë

Kryeministri i Kosovës javën e kaluar ka njoftuar për ndarjen e këtyre mjeteve. Vendim ky që u kritikua nga opozita, duke e cilësuar si tentativë të Kurtit për “blerje votash”

Në mbledhjen e qeverisë do të shqyrtohen edhe disa pika të tjera.