Qeveria prezanton masat e reja anti-COVID-19

Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja kufizuese kundër COVID-19.

Sipas vendimit të qeverisë;

Masat për komunat me rrezik te ulët (deri në 75 persona te infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

Operatoret ekonomik lejohen te punojnë nga 05:00-22:00,

Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga 05:00-22:00,

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgese”,

Transporti publik lejohet te punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

35.5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri ne tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid- 19.

Masat për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona te infektuar për 100.000 banorë brenda javës.

Ndalohet lëvizja e qytetareve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në, mënyrë te përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësore, të sigurisë, të drejtësisë dhe te ngjashme;

Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç:

Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,

Qytetareve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),

Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionim e zinxhirit te furnizimit,

Kompanive ndërtimore,

Operatoreve që kryejnë pune publike.

Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-21:00.

Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga 05:00-21:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-21:00, ndërkaq pas orës 21:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgese”.

Institucionet publike dhe private obligohen te punojnë vetëm me staf esencial, përcaktohet me vendim te secilit institucion në veçanti;

Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% te kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë te familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe te ngjashme), lejohet te punojnë vetëm deri në orën 21:00 duke shfrytëzuar deri 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjate stërvitja eve në hapësirat e mbyllura mund te marrin pjese deri 20 persona, ndërsa gjate garave deri 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar ne “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

LAJMI NË PËRDITESIM………