Qeveria për vërshimet: Istogu, Mitrovica e Skenderaj drejt stabilizimit, në Klinë situatë e vështirë

Qeveria Kosovës ka njoftuar se së bashku me të gjitha institucionet e saj po e vazhdon angazhimin në përballje me vërshimet e shkaktuara pas reshjeve të mëdha.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Sipas njoftimit, aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj.

Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërkaq, thuhet se se situata mbetet më e vështirë në Klinë, ku po dërgohen përforcime shtesë me zjarrfikës nga komunat përreth.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me Policinë e Kosovës dhe të gjitha njësitë e zjarrfikësve, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik emergjent 112”, thuhet në fund.