QEVERIA PARALAJMËRON ZGJATJEN E ORARIT TË LËVIZJES DERI NË KËTË ORË

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se ditëve në vijim mund të zgjatet lëvizja e qytetarëve për një orë më shumë.

Rrjedhimisht i bie deri në orën 23:30, nga 22:30 sa është aktualisht.

Periudhën e pandemisë ministri e ka quajtur të vështirë, teksa shton se së fundmi ka rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus dhe personave që po trajtohen nëpër spitale