Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 178 të Qeverisë ka bërë të ditur se do të miratojë vendimin për shtesat prej 100 euro për pensionistët, shkruan Reporteri.net.
Kurti njoftoi se krahas pensionit aktual që pensionistët marrin, ata do të marrin edhe këtë shtesë prej 100 euro këtë muaj, me qëllim të lehtësismit të kostos së jetesës.
“Që në këtë vit nuk kemi harruar as pensonistët tanë. Do të përkujdesemi me një vendim tjetër në këtë mbledhje. Për të gjithë pensionmarrësit, për këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cënueshme do të miratojmë shtesën njëherësh prej 100 euro përveç pensionit të rregullt që marrin”, tha Kryeministri Kurt