Qeveria e Kosovës është mbledhur sot, me ç’rast është miratuar vendimi ku shpallet përfundimi i gjendjes së emergjencës shëndetësore.
Pas mbledhjes, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka theksuar se ky vendim është marrë me propozim të IKSHPK-së dhe OBSH-së, njofton Klan Kosova.
“Sot në mbledhjen e qeverisë miratuam vendimin ku shpallet përfundimi i gjendjes së emergjencës shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë e propozoi këtë vendim në zbatim të rekomandimit të IKSHPK-së dhe deklaratës së OBSH-së së datës 5 maj të këtij viti se COVID-19 nuk paraqet më tej emergjencë globale shëndetësore”.
“Këto 1164 ditë të gjendjes së emergjencës së shëndetit, u tejkaluan me shumë sakrifica, por edhe përkushtim e mobilizim dhe vetëmohim nga shumëkush”.