Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për rritjen e shtesave për policët.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se me këtë vendim, shtesat e rrezikshmërisë për policët – sipas propozimit të qeverisë – do të fillojnë të ekzekutohen nga muaji nëntor.
Rreth tetë mijë zyrtarë policorë do të përfitojnë nga shtesat e rrezikshmërisë.
Kurti tha se në një takim që zhvilloi dje me përfaqësuesit e Njësisë Speciale Intervenuese, i garantoi ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët.
Ai tha se në projekt-buxhetin e vitit 2024 do të ketë rritje të investimeve kapitale për Policinë