Qeveria e miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patent-shoferëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo do të mundësojë “që qytetarët tanë atje të kenë mundësi që patent-shoferin e Kosovës ta zëvendësojnë me paten-shoferin e Mbretërisë së Bashkuar”.
Me votim unanim për, Qeveria po ashtu miratoi nismën tjetër për marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit të Pasagjerëve