Qeveria merr vendim pas orës 23:00 të mos funksionojnë klubet, restorantet e as pishina

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme, në ora 20:00.

Kjo mbledhje e qeverisë u thirr pasi OBSH shpalli gjendje pandemike nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia propozoi të gjitha rekomandimet që duhet ndërmarrë si masa-mbrojtëse për këtë virus.

Ndër pikat rekomanduese ishte edhe ajo  për ndalimin e veprimtarive të restoranteve, klubeve të natës, pishinave pas orës 23:00, raporton Indeksonline.

Ministri Vitia tha se pavarësisht faktit se për fat të mirë në Kosovë nuk ka asnjë të prekur me koronavirus këto masa janë parandaluese