Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin t’i shfuqizojë disa nga venmdimet që kishte ndërmarrë për shkak të parandalimit të përhapjes të koronavirusit.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar vendimet të cilat më pas u votuan në mbledhjen e Qeverisë.
“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve mosha 0-5 vjeç, përgatitjet për testin e arritshmërisë, kthimi në shkollë i klasëve të nënta, organizimi i ambientit për testin e maturës. Të shfuqizohet vendimi për vetizolim. Të shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve, të hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Shfuqizohet mbyllja e kafiterive, bareve restoranteve dhe qendrave tregtare”, tha Vitia.
Vitia bëri të ditur se më 20 qershor do të bëhet vlerësimi i masave.
Vitia shtoi se gjatë kësaj kohe do të ketë kontrolle të rrepta, për të parë nëse po respektohen masat e duhura në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID0-19