Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për sanksione ndaj Rusisë.
Ky vendim u mor pas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, imitacioneve financiare dhe individëve; ndalimi i qasjes se tyre në tregjet financiare dhe masa të tjera respektive që shënjestrojnë ndërmarrje të rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për agresionin rus në Ukrainë. Individët gjithashtu do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo transitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione ”, ka thënë ministrja Donika Gërvalla.
Këto sanksione janë vendosur bazuar në sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.