Qeveria e Republikës së Kosovës, ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj për zgjatjen e afatit të përfundimit të Kontratës për ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka dhënë mendimin e tij personal se kjo kontratë duhet të anulohet.Tutje, kryeministri Kurti e ka mbështetur mendimin e ministrit Abdixhiku i cili u hodh edhe në votim.
“Mendimi juaj personal është edhe vendim i imi. Ne duhet ta ndalim këtë gjakderdhje financiare”, tha kryeministri Kurti.
Sipas vendimit të qeverisë Haradinaj, konsorciumi “Bechtel&Enka” pritej të marrë edhe 32 milionë euro tjera nga buxheti i shtetit të Kosovës.