Qeveria ka blerë të paktën 3 BMW M7 që kushtojnë mbi 130 mijë euro
Ka disa kohë që po qëndrojnë në oborrin e Qeverisë disa vetura superluksoze, të tipit BMW M7.
Gazeta merr vesh se ato i takojnë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe janë blerë së fundmi. Cmim me të cilin i ka blerë Qeveria nuk dihet, mirëpo dihet se në treg këto vetura shkojnë mbi 130 mijë euro, shkruan Jepi zë.
Duke kërkuar në faqet e veturave, shihet se një veturë BMW M7 e këtij model(që është i fundit), kushton nga 130 mijë euro deri në 157 mijë euro.
Dhe, sic mësohet, nga Qeveria janë blerë së paku 3 të tilla. Kështu duket edhe në fotografitë e siguruara nga gazeta.
Mirëpo, në media është raportuar se gjoja Qeveria ka blerë këto vetura me cmim të përgjysmuar. Sipas këtyre mediave, veturat janë blerë para një viti.
Sipas atyre që raportohen, qëllimi i blerjes së këtyre veturave ka qenë transportimi i delegacioneve të huaja kur të vijnë në Kosovë.
Sidoqoftë, sic dihet, rreziku i pandemisë ka ndalur vizitat zyrtare në Kosovë. Kështu, këto vetura kanë mbetur pa u përdorur edhe aq. Ashtu shihet edhe në fotografi, ku veturat duket të mbuluara nga pluhuri.