Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e muajit shtator për mësimdhënësit grevistë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
“Pagat janë ekzekutuar dhe tashmë kanë filluar të dalin në disa komuna të Kosovës”, ka thënë Ibrahimi për Klankosova.tv.