Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim përmes të cilit të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës obligohen të mbajnë maska jashtë shtëpisë/banesave të tyre, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2m,
Gazeta Sinjali mëson po ashtu se qeveria do t’i obligojë të gjitha institucionet publike të private që të mbajnë maska, dezifektues për duar në hyrje të objekteve.
Ky vendim i qeverisë pritet të merret në kohën kur Kosova po regjistron çdo ditë nga 200 raste të reja.