Qeveria Hoti me një ‘mal’ zëvendësministra, kjo është lista e plotë e të emëruarve

????????????????????????????????????

Një prej kritikuesve më të mëdhenj për numrin e madh të zëvendësministrave gjatë Qeverisë Haradinaj, ishte Avdullah Hoti. Por, pas ardhjes në krye të ekzekutivit, edhe Hoti siç duket po e ndjek të njëjtin shembull.

Numri i zëvendësministrave në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka shkuar nga një deri në pesë për ministri, duke u bërë kështu 49 zëvendësministra në 16 ministri.

Gazeta Sinjali ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit listën me të gjithë emrat e zëvendësministrave në të gjitha ministritë e qeverisë.

Numri më i madh i zëvendësministrave është nga pesë, në katër ministri: në atë të Infrastrukturës, në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe në ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Ndërkaq në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe në atë të Punëve të Brendshme janë nga katër zëvendësministra.

Nga një zëvendësministër më pak, pra nga tre, janë në ministrinë e Financave, në ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Ministritë që kanë nga dy zëvendësministra janë pesë: ministria për Kthim dhe Komunitete, ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministria e Pushtetit Lokal dhe ministria e Mbrojtjes.

Kurse nga një zëvendësministër është në ministrinë e Drejtësisë dhe në ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Nga 49 zëvendësministra në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, vetëm 7 janë femra, që i bie 14.28% e numrit të përgjithshëm.

Emrat e të gjithë zëvendësministrave:

Në plan-programin qeverisës së LDK-së gjatë garës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, thuhej se ministritë do t’i kenë vetëm nga dy zëvendësministra.

“Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm dy zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re”, thuhet në plan-programin qeverisës së LDK që quhej “Beso”.

Në maj të vitit 2019, numri i lartë i zëvendësministrave ishte përmendur si vërejtje edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, të cilin e harton Bashkimi Evropian.

“Madhësia e tepruar e qeverisë, duke përfshirë rritjen e mëtejshme të numrit të zëvendësministrave, ka vazhduar të ndikojë në kredibilitetin dhe efektivitetin e saj”., thuhej ndër tjerash në këtë raport.