Nga sot, qeverisë së Avdullah Hotit, konkretisht Ministrisë së Kulturës i është bashkuar Qazim Rrahmani. Ky i fundit, njihej si keqpërdorues i fondeve shtetërore.
Indeksonline kishte raportuar ekskluzivisht për rastin e tij.
Ai, për më shumë se një vit kishte shpenzuar afro 13 mijë euro nga kredit-kartela, e cila dedikohej enkas për zyrtarët e lartë qeveritarë.
Ndryshe, emërimi i tij në ministrinë e Vlora Dumoshit u bë e ditur përmes një njoftimi në ‘Facebook’, nga anëtarët e Partisë së Ashkanlinjëve për Integrim