a Fitore BerishaShkarko Videon HD
Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili para disa javësh ishte vendosur në oborrin e qeverisë, sot nuk gjendet në vendin që ishte.
Në disa fotografi të siguruara nga Ekonomia Online shihet se flamuri i UÇK-së është larguar nga oborri i qeverisë.
Nuk dihet se kush e ka larguar apo pse është larguar.
Kujtojmë se ditë më parë ky flamur ishte vendosur në oborrin e qeverisë pas deklaratave të ish këshilltarit të Ish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shkëlzen Gashit i cili akuzoi UÇK-në për krime lufte.
Për këtë deklaratë pati reagime të shumta e madje ky flamur i UÇK-së u vendos nga një qytetar në oborrin e qeverisë.
Flamuri i cili dje gjendej në vendin ku ishte vendosur, sot nuk gjendet më aty.