Është miratuar Propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore prej 100 mijë euro në emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës.
Vendimi sapo është marrë në mbledhjen e ekzekutivit të drejtuar nga Albin Kurti.
Kryediplomatja Donika Gërvalla deklaroi se ky vendim vjen në përgjigje të thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare.
“Republika e Kosovës nëpërmjet kësaj ndihme simbolike shpreh solidaritetin dhe përkrahjen për popullin e Ukrainës”, ka dekalruar ministrja e punëve të jashtme.
Në mbledhjen e qeverisë është vendosur poashtu të zgjerohet pako e masave sanksionuese ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë