Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të mbulojë pagesën e polisës së sigurimit për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë,
Ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se qeveria do të marrë përsipër pagesën e polisës nga data 1 korrik.
“Ky vendim na hap rrugën që Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme që të lidhim një memorandum me BQK-në dhe Byronë Kosovare të Sigurimit e marrim përsipër si qeveri mbulimin e kostos së polisës kufitare të cilës i nënshtrohen bashkatdhetarët. Mbulimi do të fillojë prej datës 1 korrik”, tha Murati.
Ai tha po ashtu që duhet të gjendet një zgjidhje e përhershme për këtë problem.
“Kjo është një zgjidhje e përkohshme, por ne do të angazhohemi që ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe të mos kemi nevojë që të bëhet ky mbulim”, tha ai